Kroacia e mbyll me kokën lart, Argjentina është finalistja e parë e Botërorit
- Editor 1
- Dec 13, 2022
- 1 min read

Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Botës Katar 2022. Ndeshja e vetme e mbrëmjes së sotme sapo ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të Argjentinës. Megjithatë, Kroacia, ekipi nga Ballkani, largohet me kokën lart nga ky turne i rëndësishëm.
Arbitri i ra bilbilit të fundit për lojtarët e Argjentinës që nisën të festojnë, sepse tani shkojnë në finalen e Kupës së Botës më 18 dhjetor! Ndërkohë, lojtarët e Kroacisë u dukën të zhgënjyer pasi rruga e tyre përfundoi mbrëmjen e sotme, ama ata dhuruan emocione të bukura për tifozën e tyre.
Katër vjet më parë, Kroacia mahniti botën duke mposhtur Argjentinën 3-0 gjatë fazës së grupeve. Mirëpo, në Katar katër vite më pas, ekipi nga Ballkani është mundur me të njëjtin rezultat nga skuadra e La Albiceleste.
Tre golat që i dhanë fitoren Argjentinës në këtë gjysmëfinale të parë të Botërorit, që gjithashtu dërgoi La Albiceleste si finalisten e parë, u shënuan nga dy nga Julián Álvarez dhe një penallti nga Lionel Messi.