Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zoti Arben Shehu zhvilloi sot një takim pune në mjediset e SPAK me zotin Altin Dumani, të cilin e uroi me këtë rast për emërimin e tij në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Të dy drejtuesit, shprehën vullnetin e tyre për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella institucionale si dhe të rritjes së komunikimit të vazhdueshëm në identifikimin dhe përcjelljen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimeve me qëllim parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve. Gjithashtu u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.