top of page

Kryetari i KLSH-së Arben Shehu zhvillon një takim me Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Shqipëri


Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu zhvilloi në mjediset e KLSH-së, një takim me Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Shqipëri, znj Galit Peleg.


Shehu e falenderoi Ambasadoren për takimin dhe shprehu vlerësimet e tij për shtetin dhe popullin e Izraelit duke e vënë theksin tek mundësitë e bashkëpunimit dhe komunikimit të mëtejshëm me institucionin homolog në Izrael dhe përfaqësinë diplomatike të Izraelit në Shqipëri.


Shehu e informoi Ambasadoren mbi veprimtarinë e institucionit duke u ndalur tek fushat me interes të veçantë si, auditimet në procedurat e prokurimeve publike, auditimet e mjedisit, IT, etj.


Ambasadorja Peleg e falenderoi z. Shehu për pritjen dhe shprehu angazhimin e saj të plotë në vendosjen e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet institucioneve homologe të auditimit, por edhe me gjerë.


Z. Shehu dhe znj. Peleg i kushtuan një vend të veçantë diskutimit mbi fushën e teknologjisë së informacionit, duke pasur parasysh sulmet kibernetike të kohëve të fundit dhe mundësitë e bashkëpunimit dypalësh, me qëllim rritjen e kapaciteteve audituese në këtë drejtim.

bottom of page