Kulla pas TOB/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak depoziton padinë në SPAK: Aferë korruptive…
- Infrared Infrared
- Aug 8, 2023
- 1 min read

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Enriketa Papa, ka dorëzuar në SPAK dosjen për kullën që do të ndërtohet pas TOB.
Në një deklaratë për mediat ajo theksoi se ky është vetëm hap i parë dhe se Partia Demokratike nuk do të ndalet, por do të denoncojë aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve.
“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha më tej Enriketa Papa.