Hetimi i skandalit për eksportin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë Kurum drejt Tajlandës, që u kthyen pas në Shqipëri po mbahet peng dhe prej javësh nuk po kryhen asnjë veprim.
Në krye të herës, prokuroria pati një zell të hetimit të rastit dhe thirri në pyetje që nga administratoren e kompanisë Sokolaj shpk, Gjovana Sokolaj, administratorët e kompanisë Kurum, zyrtarëve të portit të Durrësit, doganave, të kompanisë koncesionare e deri tek zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e Ministrisë
Ndërsa ngarkesa ishte rrugës së kthimit për në Shqipëri, pasi Tajlanda nuk i pranoi mbetjet e dyshuara të rrezikshme, prokuroria thuajse e kishte përfunduar hetimin,
Por, teksa ngarkesa pritej të ankorohej në Port, në cështje hyri dhe drejtuesja e prokurorisë, me arsyetimin se është rast hetimor kompleks dhe kërkon grup hetimor.Por pavarësisht përforcimit të grupit hetimor, gjithcka ka mbetur në vend numëro.
Çështja që duhet të kishte ngritur në këmbë autoritetet dhe mbi të të ishte hedhur dritë e përgjegjësit të kishin përfunduar prapa hekurave, në fakt është harruar në sirtar.
Mbetjet janë vendosur në ruajte në Porto Romano, në një zonë në pronësi të agjencisë së pronave të sekuestruara e konfiskuara. Përse u harruan hetimet për skandalin e mbetjeve?
Kush ka interes që për këtë cështje të mos flitet?
Përse prokurorët nuk po firmosin urdhër ndalime apo arreste për përgjegjësit?
Kush ka interes aqë cështja të varroset?
Të gjitha këto pyetje kërkojnë një përgjigje.