top of page

Larg duart nga Kontrolli i Lartë i Shtetit


Ndoqa me vëmendje raportimin e audituesit të KLSH,Z. Bexhet Beqiri në mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi ,ku psqyroi me fakte dhe argumente situatën e rëndë në sherbimet pubkike në shëndetsëi. Pas debateve të ashpra mes kryetares, Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, anëtarët e maxhorancës janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi. Debati nisi kur gjatë pyetjeve, audituesi i KLSH i tha se e ka audituar Ndrecën ,kur ka qenë në detyren e sekretarit të përgjithshën në ministrine e Arsimit.Ndreca në vend të diskutonte për temën që ishin mbledhur e provokon audituesin ‘nëse i keni marrë ato kualifikime brenda KLSH-së,si pasojë e një procesi kualifikimi në institucion apo jashtë tij”.


Pra mbledhjen e komisionit e ktheu në nje debat personal,krejtësisht jashtë temës ,ku me të drejtë Z.Vokshi i tha se “ e keni personale . Nuk shfrytëzon dot postin e nënkryetarit për të intimiduar auditorët e KLSH. Është hakmarrje për raportet e KLSH kur Ndreca ka qenë në Ministri të Arsimit. Po shantazhon dhe kërcënon dëshmitarin vetëm për t’u hakmarrë për raportin që KLSh kur ke abuzuar në Ministrinë e Arsimit “. Z.Ndreca është një person i shkarkuar tre here rrjeshtë nga administrate e lartë e qeverisë Rama. Pamfleti dates 22 Gusht 2023 në lidhje me figurën e Plarent Ndrecës shkruan : “….duhej të ishte vetë në burg, mbasi më 2013-2017 kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Arsimit, u kallëzua nga KLSH për 36 milionë Euro korrupsion dhe 780 mijë Euro vjedhje neto. Kur ishte Sekretar i Ministrisë së Mjedisit, firmosi 23 milionë Euro vjedhje e 1500 leje false.


Ndërsa KLSH, gjatë auditimit në Ministrinë e Brendshme dhe agjencinë e tenderëve të përqëndruar që varej nga Plarent Ndreca, zbuloi 138 milionë Euro korrupsion në tenderë dhe pagesa fiktive të urdhëruara e firmosura prej tij.Nga të 3 ministritë ku ishte Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndreca është shkarkuar për shkak të korrupsionit e kallëzimeve penale, por ishtë SPAK ai që nuk e arrestoi për tenderin e uniformave policore, siç nuk po arreston Ilir Beqjen….Aq vjedhje e hapur ishte, sa Plarenti vendosi rekord me çmimin 3000 USD kostumi, 350 USD kapelja dhe 280 USD rripi i pantallonave të policit….

Plarent Ndreca, gjatë detyrave si Sekretar i Përgjithëm në 3 ministri, ka bërë të njëjtët zullume vjedhjesh e ka kryer të njëjtët vepra penale si hajdutët e bandës së Ilir Beqjes, të cilët po i mbron si avokat… Nga të 3 ministritë ku ishte Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndreca është shkarkuar për shkak të korrupsionit e kallëzimeve penale, por ishtë SPAK ai që nuk e arrestoi për tenderin e uniformave policore, siç nuk po arreston Ilir Beqjen. Si politikan, Plarent Ndreca kandidoi 1 herë për deputet në Mirditë, ku në fshatin e tij Orosh i dhanë 2 vota, ndërsa më 2021 kandidoi për deputet te zona Kombinat-Yzberish-Kashar-Astir ku mori 43 vota, ndërkohë që shpërndarës posterash kishte 100 patronazh.’’ Tani ku deputet I ardhur nga lista sulmon padrejtësisht audituesin dhe me inisiativën e tij deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi kanë kallëzuar në gjykatë audituesin e KLSH, Bexhet Zeqiri.


E akuzojnë se “ ka refuzuar që të dëshmojë në Komisionin Hetimor në momentin që është pyetur nga zv.kryetari i komisionit, Plarent Ndreca për formimin profesional dhe certifikimin auditues “. Fatkeqësi, kur në kuvend kemi deputetë të tillë. Por i “njohuri” Plerant Ndreca eci shumë më tej.Nisma e Kuvendit/ Nënkomision për të audituar punën dhe financat e KLSH! Pra kërkojnë të kontrollojne dhë të komandojnë KLSH. Në vitin 2014, me qëllim përafrimin e ligjit me standardet ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, u hartua me mbështetjen e DG Budget, SIGMA-s dhe Delegacionit të BE në Tiranë ligji i ri nr.154/2014, datë 27.11.2014 “Mbi organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Në këtë ligj përcaktohet se: “Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i auditimit të jashtëm në Republikën e Shqipërisë, i cili i ushtron kompetencat e tij duke iu nënshtruar Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kontrolli i Lartë i Shtetit është një organ i depolitizuar dhe departizuar”. Çdo gjë është e qartë. Mbrojtja e sistemit të korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka tronditur sigurinë kombëtare dhe jetën normale të pjesës së ndershme kërkon të bëjë pjesë mbrojtëse edhe kuvendin. Në raportin e performancës së qeverisë në zbatimin e buxhetit për vitin 2023 mbi të cilin do të raportojë Shehu, është konstatuar nga KLSH një dëm ekonomik prej 72.3 miliardë lekësh për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2023.

Nga kallzimi në gjykatë I audituesit dhe me një herë I krijimit të nën komisionit parlamentar për KLSH nuk pritet ndërveprimi me kuvendit dhe KLSH, siç pretendohet por do të jemi prezente se cfarë do të ndodhë. Kjo e detyroi kur u pyet nëse ishte i shqetësuar se puna e nënkomisionit mund të cenonte pavarësinë e KLSH-së, që Shehu të paralajmëronte se ; “nëse ne do të shohim se ka tendenca për cenimin e pavarësisë së punës tonë do të ndjekim të gjithë instrumentet që kemi në dorë, duke vënë në dijeni dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”.

bottom of page