top of page

Lista e plotë/ 15 urdhër-arreste nga SPAK për inceneratorin e Tiranës


SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës. Mes emrave që kërkohet arrestimi ishte edhe Taulant Tusha, një prej drejtorëve më të besuar të Erion Veliajt. Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, i cili ka zhvilluar hetimet për këtë aferë. SPAK ka kërkuar arrest me burg për 9 persona dhe për 6 të tjerë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Urdhër-arreste përfshijnë:

Taulant Tusha-arrest në burg

Lefter Koka- arrest në burg

Alqi Bllako- arrest në burg

Pëllumb Abeshi- arrest në burg

Mirel Mërtiri- arrest në burg

Klodian Zoto- arrest në burg

Erjon Murataj- arrest në burg

Bledar Karoli- arrest në burg

Alba Thoma- arrest shtëpie

Valbona Ballgjini- arrest shtëpie

Taulant Tusha- arrest në burg

Namik Simixhiu- arrest në burg

Sidita Kopliku- arrest shtëpie

Jetmir Llapaj- arrest në burg

Sidita Tola- arrest shtëpie

Në korrik të 2023, SPAK vendosi nën sekuestro inceneratorin e Tiranës dhe në të njëjtin muaj është marrë në pyetje edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.Sipas SPAK sekuestro u vendos pasi gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Avokatët e kompanisë koncesionare kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku dhe kanë kërkuar heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për presion juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.

Pas këtij vendimi, kompania i kaloi në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Administratori Shtetëror, Arjan Baçi më herët u shpreh se janë disa bashki të qarkut të Tiranës, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet.

bottom of page