Llogaritë e grupit E në Botërorin e Katarit, si kualifikohet Gjermania dhe sa shanse ka Japonia?
- Editor 1
- Nov 27, 2022
- 1 min read

Kryesfida e mbrëmjes së sotme mes Spanjës dhe Gjermanisë nuk dhuroi fitues. Takimi i fazës së grupeve të Botërorit të Katarit përfundoi 1-1, por vetëm rezultati ishte paqësor. Morata realizoi për ekipin e Enriques, ndërsa për t’i dhënë një pikë jetike Panzerave mendoi Fullkrug.
Tashmë të gjithë janë me laps dhe letër në dorë duke bërë llogaritë. Më poshtë keni të gjitha ekuacionet e mundshme, sesi Gjermania mund të kalojë fazën e grupeve (Ndeshja e fundit e grupeve është Gjermani-Kosta Rika, Spanjë-Japoni).
Llogaritë: si kualifikohet Gjermania:
Gjermania do të detyrohet të fitojë kundër Kosta Rikës me goleadë, nëse Japonia ia del të marrë një pikë ndaj Spanjës
Fitorja e Gjermanisë dhe humbja e Japonisë.
Si eliminohet Gjermania:
Çdo rezultat tjetër përveç fitores.
Çfarë ndodh nëse Japonia mund Spanjën:
Nëse japonezët marrin 3 pikë ndaj skuadrës së Enrique me 95% janë pikërisht ata që shkojnë në fazën tjetër.
Shënim: Nëse ekipet kanë pikë të barabararta, shikohet golavarazhi