top of page

Luftuan 100 ditë “kokë më kokë”, Luizi përlotet për largimin e Oltës


Olta ka vendosur të lëjë shtëpinë pas 100 ditëve qëndrim. Ajo është shprehur se mungesa e djalit çdo ditë po i’a vështirësonte qëndrimin brenda shtëpisë.


Olta ka qenë padyshim një ndër lojtarët më të spikatur brenda shtëpisë së Big Brother dhe “lufta” e saj çdo ditë me Luizin ishte lezeti i këtij edicioni. Por ndryshe nga çe prisnin të gjithë, ky i fundit u përlot për largimin e saj e madje u mundua t’i ndërronte mendje.


Olta ka vendosur të heqë dorë nga gara e saj në Big Brother. Vendimi i saj ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu.


Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.


Pas kësaj Olta ka takuar të birin në dhomën e surprizave duke krijuar një moment plot emocione.


“Nuk më njeh, më ka harruar”, ishin fjalët e Oltës mes lotësh.



bottom of page