Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë arrestuar nga policia, pasi SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për ta, ndërsa ka lënë në arrest shtëpie dy zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë dhe 4 tjerë në “detyrim paraqitje”.
Për operacionin e zhvilluar me urdhër të SPAK ka reaguar pak më parë gazetari Lutfi Dervishi.
Me tone ironike, Dervishi thotë se gushti ka regjistruar një bilanc tragjik, pasi ka më shumë viktima nga PPP-të sesa nga aksidentet rrugore.
“Gusht: bilanc tragjik
Më shumë viktima nga PPP se nga aksidentet rrugore...”, shkruan ai në rrjetet sociale.