top of page

Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës është kthyer në një nga temat më të komentuara brenda dhe jashtë


Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës është kthyer në një nga temat më të komentuara brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.


Teksa një pjesë e publikut besojnë se mes dyshes mund të krijohet një lidhje e bukur, një pjesë tjetër mendojnë se Kiara nuk ka fare interes për Luizin, madje ka patur edhe aludime për një lidhje të saj jashtë shtëpisë.

Diçka që i ka shtuar më shumë dyshimet ka qenë një video mes saj dhe Efit duke biseduar në orët e vona të natës.


Pasi pranoi që është në një lidhje jashtë, Efi po tregonte se do i duket shumë i çuditshëm momenti kur të takojë të dashurin pas kaq shumë kohësh pa e parë, ndërsa përgjigja e Kiarës ishte: “Më duket sikur e kemi harruar”.

A është vërtet dikush jashtë për të që Kiara e vuri veten në të njëjtin pozicion me Efin?

bottom of page