top of page

Mbyllja e TikTok, reagon familja e Martin Canit: Ngjarja po përdoret politikish! Djali s`e përdorte rrjetin social

Familja e 14-vjeçarit të vrarë disa muaj më parë prane shkolles "Fan Noli", Martin Cani ka reaguar ndaj përdorimit të ngjarjes së rëndë për qëllime politike dhe mbylljes se Tik Tok.

Familjarët e të ndjerit shprehen se kanë ndjekur me indinjatë mënyrën se si rasti po përdoret, sipas tyre, nga qeveria për mbylljen e rrjetit social TikTok, ndërsa shtojnë se Martini nuk kishte një llogari në këtë platformë dhe se vrasja e tij nuk lidhet me të.

Sipas tyre, Martini humbi jetën për shkak të mungesës së sigurisë në shkolla, neglizhencës së institucioneve arsimore dhe shëndetësore, si dhe vonesave në trajtimin e tij mjekësor.Ata theksojnë se vendimi për ta transportuar në një spital më të largët dhe mungesa e pajisjeve të specializuara ishin faktorë që ndikuan në këtë tragjedi.“Martini ishte një fëmijë me ëndrra, një futbollist i talentuar. Të mos e vrasim për herë të dytë me hipokrizi dhe manipulime politike”, përfundon deklarata e familjes.

Deklarata e plotë:Familja Cani dënon përdorimin e vrasjes së Martin Cani për qëllime politike!


Ne, familja e Martin Canit, e kemi ndjekur me dhimbje dhe indinjatë të thellë mënyrën se si tragjedia jonë po përdoret për qëllime politike dhe për të justifikuar vendimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.

bottom of page