top of page

Mentor Kikia: Kur do ta marrim kthesën ne si popull?


Ketij vendi i duhen autostradat, qe te mberrijme me shpejt nga njeri qytet ne tjetrin.

I duhen portet dhe aeroportet.

I duhen edhe shume e shume gjera te tjera, padyshim shume te kushtueshme.

Por ne do te nisim nje kthese ne zhvillimin tone kur te mendojme se vepra me e madhe qe duhet te ngrejme eshte arsimi.

Ne financojme per arsimin sot me pak se cdo vend i rajonit.


Per vite me radhe, maturantet me mesataren me te ulet u bene mesues matematike, fizike, bio-kimie, gjuhe e letersie… ose me sakte, ata qe nuk kapnin dot asnje dege tjeter, u bene mesues. Mesuesit e dobet nxorren nxenes te dobet, e nxenesit e dobet u bene studente te dobet…..


E dini pse asnje qeveri nuk ben arsimin si prioritet te qeverisjes?

Sepse arsimi eshte nje peme qe e mbjell sot e te jap fruta pas 15 a 20 vjetesh.

Por politika nuk ka kohe te prese. Ajo kerkon vepra qe duken, nga ato qe i vjel brenda nje viti. Madje nga ato qe i vjel ende pa i mbjelle akoma. I vjel qe ne projekt, pastaj kur fillojne, e pastaj nja 10 perurime deri ne perfundim. Sepse i duhet vemendje, i duhen vota….

Ky vend do te ndryshoje kur te vije dikush qe ne vend qe te ndertoje nje aeroport per “tangerllek” dhe delir, te mbeshtese fort prodhimin dhe punesimin e nje gjenerate mesuesish te mire.


Dikush qe te kuptoje se shkolla nuk eshte nje ndertese, por ajo qe behet brenda nje ndertese.


Qe nje shkolle e mire nuk eshte vetem nje godine e re dhe e bukur.


Nje shkolle e mire eshte: Ndertese e mire; Mesues te mire; Paga te mira; Libra te mire; Laboratore te mire, per te pergatitur njerezit e te ardhmes.


P.S: Edhe pse eshte kohe vere dhe s’kemi nge per te “dhene mend”, une do lutesha shume ta shperndanit kete post e te benim nje diskutim publik mbi prioritetet qe duhet te kete nje qeverisje.


Ndoshta dikush mund te na degjoje…

bottom of page