Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi u larguan nga Shqipëria në vitin 2017 për t'u shpërngulur bashkë me fëmijët në Amerikë. Çifti do të zinte titujt kryesorë të mediave në vend për largimin e tyre plot zhgënjim nga Shqipëria.
Por vetëm pak vite më vonë duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare duke ndarë çiftin.
Kjo bëri që sërish çifti të ishte kryefjalë e mediave dhe jeta e tyre, tashmë Shpëtimi në Shqipëri dhe Mira Konçi në New York, do të kishte mjaft interes për publikun.
Ndërkohë, natën e Krishtlindjes, Mira Konçi është surprizuar me një dhuratë mjaft romantike. Një buqetë gjigande me trëndafila shumëngjyrësh, fotografinë e së cilës, vetë këngëtarja e ka shpërndarë në profilin e saj në instagram.
Por “mister”, gjithsesi, mbetet personi që surprizoi Mira Konçin.