Biologu i njohur kuksian Arben Palushi, njëkohësisht pasionant i ekologjisë e ruaitjes së natyrës, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga shkrimtari i njohur i Kukësit, Petrit Palushi, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të kushëririt të tij, studiues i gjithanshëm.
Palushi ishte Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Kukësit. Bëhet me dije se ai u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.