top of page

Ndrikulla Tabaku me vila e pallate ‘vajton’ viktimat e mikrokredive: Bëjmë një ligj se nuk e dija që shqiptarët u grabitën

Me një status në rrjetet e veta sociale, ndrikulla e PD-së, Jorida Tabaku, shkruan sikur të jetë Ivanka Trump që nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur në Shqipëri këto vite.

Ajo shkruan: “Mashtrimet me mikrokredi janë një akt i papranueshëm kundër qytetarëve shqiptarë. 36.8 milionë € të zhvatura dhe mijëra prona të humbura!

Mediat kanë vite që e raportojnë zhvatjen e shqiptarëve nga MCA, kur ndrikulla Tabaku mbushte xhepat me pushtetin e saj opozitar. Duke krehur “flokët” në Komisionin e Ekonomisë dhe shëtitur botën në Komisionin e Integrimit, Jorida Tabaku nuk e pa “fshatin” e shqiptarëve të digjej nga mashtruesit e mikrokredive.

Tabaku kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, shkarkimin e ministrave të tij, ngriti zërin e moderuar për shumë çështje ekonomike, por asnjëherë nuk i përmendi mikrokreditë ose “kolegët” e Bankës së Shqipërisë që i lejuan ato derisa demokratëve të varfër iu morën shtëpitë.

Ku ishte Jorida Tabaku kur u grabitën 36 milionë euro nga mikrokreditë? Po mijëra prona të shqiptarëve?

Ajo vegjetonte me Eduart Shalsin në Komisionin e Ekonomisë ashtu si me shokët e Saimir Sallakut, bashkëjetuesit të saj, i lidhur kokë e këmbë me mashtruesit e sistemit bankar. Kur Sallaku merrte honorare si anëtar bordi bankash bënte edhe sekserin e mikrokredive që e shoqja të shuante zërin e opozitës në Parlament.

Qeveria nga ana e saj kënaqte familjen e ndrikullës së PD-së për ta pasur në listpagesën e renegatëve. Dhurata Sallaku, kunata e Tabakut, pasi vodhi mirë e mirë arkat e “CEZ”-it me pushtetin e PD-së, u emërua në një pozicion të lakmuar të KESH-it, në 2017, në pushtetin e “armiqve” të PS-së.

Fisnik Tabaku, vëllai i Jorida Tabakut, në të njëjtin vit, u emërua drejtor me pagë të majme te ALBCONTROL. Emërimin bashkë me promovimin e pati dhuratë nga ish-drejtoresha e këtij enti qeveritar, Belinda Balluku. Sot Belinda është zëvendësja e Ramës kurse Jorida Tabaku ka zëvendësuar opozitën e saj me rrogën 4 mijë të vëllait.

Fis e farefis të Jorida Tabakut përfituan thela të majme nga pushteti, kur mijëra opozitarë mbetën “pa bukë”. Familjarë të afërt me të janë Enian dhe Eda Lamçe, të dy të dërguar me shërbim diplomatik në SHBA. Enian Lamçe, me karrierë diplomati të ngjizur në kohën e PS-së, u emërua në 2017 përfaqësues diplomatik në OKB nga ministri socialist Ditmir Bushati.

Tabaku dhe Sallaku bashkë me familjet e tyre, kanë përfituar dhjetëra prona nga ndërtimet e reja të “oligarkëve”, duke siguruar jetën për brezat që vijnë.

Kur Pal Trashaj ish kryetar i PD – dega Lezhë, helmoi veten para SPAK si simbol i mijëra të mashtruarve nga skema e mikrokredive, Jorida Tabaku, si pjesë e planit të qeverisë, heshti. Heshtja e saj vazhdoi deri dje kur shkroi: “Mashtrimet me mikrokredi janë një akt i papranueshëm kundër qytetarëve shqiptarë.”

Opozitarja Tabaku, pasi mbaroi vilat pallatet e veta u kujtua se demokratët kanë mbetur pa shtëpi. Ata u grabitën nga ortakët e saj në pushtet.



bottom of page