“Big Love” është rubrika më e re në “Big Brother VIP” ku banorët kanë marrë mesazhet e fansave të tyre.
Mirëpo sot një mesazh i ardhur nga një ndjekës ka shtangur edhe banorët e Big Brotherit. Mesazhi ishte për Jorin, ndërsa si duket dërguesi është Butrint Imeri.
“Një bukuroshe si ti… Mirë se të vish në Kosovë. B….. Imeri Ks”, ka qenë mesazhi që është shfaqur në ekran.
Olta Gixhari nuk e ka humbur rastin duke bërtitur se ky mesazh ishte nga Butrint Imeri. Për disa sekonda në shtëpiëka rënë heshtja duke vënë në siklet Kiarën dhe Luizin, gjë që lexohet edhe në fytyrat e tyre. Kiara shihet duke buzëqeshur në siklet. Këngëtari dhe moderatorja kanë pasur një histori dashurie disa kohë më parë.