Një tjetër barrikadë ngrihet në veri të Kosovës, policia tregon se çfarë po ndodh
- Editor 1
- Dec 17, 2022
- 1 min read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se në natën e mbrëmshme është vendosur një barrikadë e re në veri të Kosovës.
Sipas raportit policor, barrikada e re është vendosur “në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan”.
Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, disa orë më parë, zyrtarët policorë për rajonin e veriut, kanë thënë se situata në paraditen e 17 dhjetorit është e qetë.