top of page

Në Kavajë kam qenë për fushatë", Erion Veliaj tregon adresën ku po ndërton pallat prokurori Olsi Dado

Ne nje reagim nga burgu lidhur me hetimet dhe akuzat e SPAK ndaj tij, Erion Veliaj ka nxjerre ne pah edhe adresen ku po nderton pallat bashke me persona te tjere prokurori i dosjes se kryebashkiakut te Tiranes, Olsi Dado.

Sipas Veliajt, kjo adrese eshte perballe Kishes Katolike ku ai ka qene per inagurime ashtu sic ka qene ne Kavaje per fushate dhe jo tek pronat e pretenduara ne bregdet, sipas akt-akuzes se prokurorise. Përshëndetje të dashur miq,


Uroj të jeni mirë! Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg.Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia.


Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.

bottom of page