top of page

Ogertës nuk i ndahet shpirti nga tenderët; 985 mijë Euro për mobilimin e klasave “SmartLab” në disa fshatra


Për ministren e preferuar të Bablokut, rrofshin shefat e SPAK që heshtin, megjithëse kanë disa kallëzime e dosje me afro 1 miliardë tenderë e koncensione në shëndetësi...

Kur Ogerta Manastirliu ishte Ministre e Shëndetsisë, shtoi 40 milionë Euro në kontratën e PPP-Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale, dhe sajoi 60 milionë Euro tenderë sekretë për ilaçe, pajisje e materiale kundër epidemisë “Covid 19”, me çmime 5-8 herë më të larta se çimet e tregut.

Ajo u kallëzua në SPAK, por nuk u procedua penalisht, ngaqë siç thotë vetë Ogerta mes miqsh, paratë shkuan atje ku duhej; prandaj dhe prej 18 muajsh Ministre Arsimi, ajo nuk ka frikë dhe po zhvat hapur me tenderë edhe në arsim, madje edhe i modifikon pasi janë lidhur kontratat.

Ministria e Arsimit ka njoftuar, lidhur me modifikimet e kontratës së tenderit me objekt blerje tavolina e karrige për klasat “SmartLab” në disa shkolla të fshatrave në qarqet Tiranë, Dibër, Durrës, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, me vlerë 985 mijë Euro.

Por, në Buletinin e Prokurimeve të datës 3 shkurt 2025, ministrja Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se kontrata e tenderit që iu dha kompanisë “M. Lezha Sh.p.k”, është modifikuar me kërkesë të Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, nëpërmjet Shkresës Nr. 3080, datë 30 shtator 2024.


Çudia është, se tenderin e ka bërë Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe ai ka lidhur kontratën me kompaninë; dhe vetëm ai ka të drejtë të ndryshojë kushtet e kontratës; por për të vjedhur rehat e pa pasoja, në këtë tender ka futur duart Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke përdorur si “mashë” Agjencinë e Arsimit Parauniversitar dhe zyrat arsimore.

Në sqarimin e ministres, thuhet se janë ndryshuar shkollat që do t’u mobilohen klasat “SmartLab” në disa rrethe, ngaqë nuk ishin bërë rakordimet para lidhjes së kontratës, prandaj, Ministria dhe Agjencia e Arsimit, nuk e dinin se cilat klasa do pajiseshin me tavolina e karrige.

Në njoftimin e tenderit, Operatori i Blerjeve të Përqendruara vendosi fondin 985 mijë Euro me TVSH e kontratë 627 mijë Euro me TVSH; por nga burime të Ministrisë së Financave, janë bërë letrat sikur janë paguar 985 mijë Euro për të njëjtin tender, sasi dhe model tavolinash e karrigesh.

Një javë para publikimit të sqarimit nga Manastirliu për modifikimin e kontratës, Operatori i Blerjeve hoqi nga faqja zyrtare njoftimin për fituesin e tenderit dhe kontratën e  lidhur me të.

Ky fakt, krijon dyshime dhe ka informacione nga Ministria e Financave, se tenderi është paguar dy herë: 1 herë 627 mijë Euro nga OBP dhe 1 herë 985 mijë Euro nga Ministria e Arsimit, por edhe sot 4 muaj pas përfundimit të kontratës, nuk ka karrige e tavolina në shkolla.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, 3 muaj pas lidhjes së kontratës, konkretisht me 28 gusht 2024, deklaroi se 216 klasa të para të ciklit fillor në 216 shkolla fshatrash në qarqe, janë kompletuar me laboratorë “Smart”, deklaratë që rezulton mashtrim.

Kështu thonë dhe letrat e tenderit 985 mijë Euro që ka dhënë Ministria e Arsimit, dhe letrat e pagesës 627 mijë Euro që ka bërë Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Por pavarësisht se janë paguar 1.6 milionë Euro, në shumë prej shkollave të fshatrave nuk ka as klasa mësimore “SmartLab”, as mësues specialistë teknologjie, as energji elektrike e ka nga 1-4 nxënës me mësim kolektiv të klasave fillore.

Por për Ogertën, ministren e preferuar të Bablokut, rrofshin shefat e SPAK që heshtin, megjithëse kanë disa kallëzime e dosje, afro 1 miliardë Euro me tenderët e koncesionet në shëndetësi

bottom of page