top of page

Paraqitja në SPAK e Silva Bino, KLSH më parë kallëzoi disa zyrtarë të MSH për abuzime.


Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është paraqitur këtë të martë në SPAK, ndërsa nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, pasi ka përfunduar dëshminë për rreth një orë.


A jeni në vete? Jo nuk kam lidhje, Ju lutem”, ka thënë ajo kur doli nga godina e SPAK.



KLSH ka referuar pranë SPAK çështje në të cilat nga auditimi janë gjetur dhe konstatuar dëme ekonomike në dëm të shtetit shqiptar. Por të gjitha mbahen sekret për shkak të verifikimeve që po  kryhen jo vetëm nga tre prokurorët e posaçëm, por edhe nga agjentët e BKH-së.


Burime të sigurta thonë se SPAK ka hapur disa dosje që i takojnë Ministrisë së Shëndetësisë jo vetëm për tendera të njohur, por bëhet me dije jo zyrtarisht se po verifikohet edhe çështja e një tenderimi për vaksinat e gjithashtu edhe disa tendera të akuzuar nga nga politika.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka qenë në qendër të diskutimeve ditët e fundit, pas arrestimit të sekretares së përgjithshme Joana Duro dhe zyrtares tjetër Laura Shteto, ndërsa ende nuk dihet nëse dëshmia e saj në SPAK ka lidhje me këtë ngjarje.


Një ditë më parë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi t’i lejë në burg dy zyrtaret. Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani. Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga një tjetër nëpunëse e shtetit, e identifikuar si Laureta Sheto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.


SPAK thekson se janë paratë përfitim i parregullt, janë sekuestruar në vazhdimësinë e operacionit, në zyrat e sekretares së përgjithshme, që gjenden në Ministrinë e Shëndetësisë.


Megjithatë, rezulton se Ministria e Shëndetësisë si autoriteti kontraktues që është denoncuar disa herë në SPAK për tenderat, hapi garën në 10 maj dhe e mbylli në datën 22 me objekt kontratë shërbimi. Fituesi, që është një kompani e themeluar në vitin 2015, dyshohet se u favorizua. Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

bottom of page