top of page

Pas dasmës me Luizin, Kiara bën hapin e radhës: Të provojmë bashkëjetesën jashtë


Puthja mes Luzit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme bëri që shumica e shqiptarëve “të bërtisnin nga gëzimi”.


E pas “dasmës” madhështore dje si duket çifti i ri ka nisur planet se çfarë do të ndodhë pasi ata të dalin jashtë.


Ka qenë vetë moderatorja ajo e cila i ka propozuar këngëtarit se pasi të dalin nga loja të bashkëjetojnë. Sigurisht, Luizi ka pranuar.

Ata tani po diskutojnë se në shtëpinë e kujt do të bashkëjetojnë, pasi ashtu si dhe vetë Kiara e tha nuk është gati për një dasmë zyrtare.


Dasma dhe puthja mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, jo vetëm që ka gëzuar fansat e tyre, por lajmi ka bërë xhiron e rrjetit.


Në pankartën që mbante droni, ishte fotoja e puthjes mes Luizit dhe Kiarës dhe me mbishkrimin: “Gjithë Shqipëria feston me ju o mret”.

bottom of page