Keisi zbuloi sonte se i ati i saj Sabiani është kundër lidhjes së saj me Kristin. Në ekranin e vendosur te dhoma e rrëfimit i transmetuan të gjitha reagimet e këngëtarit.
Keisi u habit dhe më pas shkoi te dhoma e surprizave për t'u takuar me të atin. Mes lotësh Sabiani i tha se është mërzitur shumë nga sjellja e saj dhe i ka thyer besimin.
Keisi: Të kam mërzitur
Sabiani: Po
Keisi: Shumë?
Sabiani: Shumë, cfarë folëm kur ikën?
Keisi: Janë disa gjëra që nuk i shmang
Sabiani: Nesër do jesh në një vend tjetër, do biesh prapë pre?
Keisi: Po s'kam rënë pre e askujt
Sabiani: Ta kanë punuar tjerët. Si të ka rrit babi?
Keisi: Si princeshë
Sabiani: S'kam me besim. ma theve besim
Keisi: Ku e theva? ca kam bere gabim
Sabiani: Ti mendon se ske bere?
Keisi: S'kam bere
Sabiani: Ti erdhe e vetme, si te porositi babi? Rreshqite, nuk ke pse behesh pre e askujt. Ke besim te vendimet e babit. Ti e di qe jap jeten per ty, 22 vite te kam rritur, ti e di c'kam hequr