top of page

Pastruan 11 mln € në Shqipëri nga parajsat fiskale, arrestohen dy mashtruesit Arlinda Marku dhe Darin Gëzdari

Mësohet se nëpërmjet skemës së mashtrimit, Marku dhe Gëzdari arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e dy personave të cilët nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri.

Sipas raportimeve, dy të akuzuarit janë identifikuar si Arlinda Marku dhe Darin Gëzdari. Dy mashtruesit janë ndaluar nga policia, ndërsa dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj.

"Dy persona, shtetasi D.G. dhe shtetasja A.M. u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit ‘cost to cost’ në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga gjykata mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi nëpërmjet një skemë mashtrimi arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mësohet se nëpërmjet skemës së mashtrimit, Marku dhe Gëzdari arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro.

Dyshohet se në skemën e mashtrimit janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj të lidhur me këtë aktivitet kriminal për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e dy personave të cilët nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri

Dy persona, shtetasi D.G. dhe shtetasja A.M. u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit ‘cost to cost’ në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga gjykata mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi nëpërmjet një skemë mashtrimi arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro.

Nga referimet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare pas një pune intensive disa mujore, këta dy persona u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj.

Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale.

Nga hetimi i zhcilluar dhe provat e grumbulluara dyhohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj të lidhur me këtë aktivitet kriminal për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre.

bottom of page