top of page

Plakja e popullsisë dhe barra e sëmundjeve rrit importin e medikamenteve me 23% në 4 mujor

Teksa konsumi dhe importet e produkteve ushqimore po ulen me shpejtësi, importi i medikamenteve dhe produkteve farmaceutike po rritet po kaq shpejt. Në katër mujorin e parë të këtij viti importet e produkteve farmaceutike arritën në 2,248 tonë me një rritje 23 për qind në raport me vitin e kaluar në këtë periudhë. Rritja po nxitet kryesisht për dy arsye kryesore;


E para, barra e lartë të sëmundjeve që la pandemia Covid -19 në të gjitha diagnozat. Mijëra persona që kanë kaluar Covid-19 janë shndërruar në të sëmurë kronike që kërkojnë trajtim të përhershëm. Pandemia ka ndikuar negativisht, sëmundjet e zemrës, artritet, veshkat dhe ka krijuar dëmtime të përhershme në mushkëri, që kërkojnë trajtim periodik.


Operatorët e tregut pohuan se, pandemia krijoi një varësi të konsumit të vitaminave, përdorimi i të cilave mbetet i lartë në krahasim me para pandemisë.


E dyta, plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në të gjithë diagnozat, të shtyrë edhe nga pandemia kanë, rritur kërkesën për trajtim me medikamente dhe produkte farmaceutike.


Operatorët e tregut pohojnë se rritja e importit në këto produkte po nxitet nga barra e sëmundjeve që la pas Covid-19 dhe plakja e popullsisë. Por nga ana tjetër hapësirat për rritje të mëtejshme të importeve në artikujt e farmaceutikës janë të larta për shkak se shqiptaret kanë konsumin më të dobët për frymë të produkteve farmaceutike në raport me Europën dhe vendet e rajonit.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët në nkryesore që trajtojnë sëmundjet, kardiovaskulare, onkologjinë, autoimunet, nervore etj.


Psh barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit nde nuk janë futur në tregun shqiptar.


Ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballueshme për pacientët, pasi shteti nuk i rimburson. P.sh. në Shqipëri nuk janë të pranishme te tilla Apixaban, Pembrolizumab që trajtojnë sëmundje autoimune.

Tregu shqiptar është në zhvillim e sipër, ku barnat tradicionale gjenerike dhe ato jashtë patentës përfaqësojnë 76%, ndërsa trajtimi spitalor i specializuar dhe me terapi inovative vetëm 24%.


Në listën shqiptare të rimbursimit janë vetëm 373 molekula ndërsa në vendet e Adriatikut (Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni) janë 962 molekula, sipas studimeve të ndryshme.


Kardiologjia përfaqëson 17% të vlerës së shpenzuar në Shqipëri, ndërsa në vendet e tjera onkologjia zë 19% – 25% të totalit. Pjesa e rimbursimit (në Shqipëri onkologjia përfaqëson vetëm 14%) të fondeve totale nga rimbursimi.

bottom of page