top of page

Plas keq në 'Big Brother'/ Kristi shpërthen ndaj Luizit: Je i shëmtuar, banal, vulgar


Olta dhe Luizi kanë debatuar ashpër me Kristin. Shkak u bë strategjia e Luizit për të dërguar në nominim Kristin dhe Armaldon. Sipas Kristit, Luizi nuk e do Armaldon jashtë shtëpisë dhe se po tregohet "skuth" me veprimet e tij. Ai tha se Luizi bashkëpunon me Armaldon për ta mbajtur brenda.


Kristi: Ti duhet ta bëje atë në mënyrë më dinjitoze, mos më bëj skuthin tani. Ti kur the arsyet një herë the dua Keisin, pastaj ka gjëra të pa lara prej dy muajsh. E trajtove sikur ne jemi gjëra që ti i loz si do ti. Me ty kam qeshur, kam luajtur, tani jo më. Unë nuk do dal në atë mënyrë ashtu, me atë budallallëkun e tualetit.


Luizi: Quaje si të duash. Tani quhem skuth unë se dole në nominim. Të kapi njeri me zor për të hyrë në tualet? Pse nuk shkove në dhomën e rrëfimit? Armaldo del jashtë të shtunën, e di unë. Unë ia kam arritur qëllimit, këtu doja t’ju shikoja. Po kapesh me mua që të rrish akoma, e ke gabim se do zhytesh.


Kristi: Kush tha që nuk kam shkuar në dhomën e rrëfimit për t’u sqaruar? Disa gjëra nuk i themi dot. Unë me Luizin jam treguar shumë tolerant, e di shumë mirë. Arsyet që ke pas asaj janë shumë të dobëta. Më bën të ndjehem shumë keq. Nuk ke bërë gjë më të shëmtuar. Je mega skuth, mega, mega, mega skuth. Ka dy muaj që ka ndodhur, pastaj the “ti i the Kiarës kështu”, budallallëqe.


Luizi: Ti për mua nuk je në këtë shtëpi, pavarësisht se u ktheve prapë. Unë zgjodha dy persona që më kanë borxh. Me ty jam treguar “nona”, e hëngre, mbaje tani.


Kristi: Unë çuditem nga arsyet që Luizi dha. Bën gjithë skuthëlliqet e botës që të mbajë Armaldon.


Olta: Ke patur frikë gjithmonë ti kthehesh Luizit dhe sot, nuk është tolerancë ajo që ke bërë, kjo është të kesh frikë. Herën e parë nuk i kërkove llogari se kishe Sabianin këtu dhe e dije që nuk dilje, tani e di që je i dalë.


Nga ana tjetër, Olta i tha Kristit se ai nuk ka ndenjur asnjëherë vetëm në shtëpi dhe se ka ardhur deri në këtë pikë të lojës duke luajtur në “kurriz” të të tjerëve. Aktorja u shpreh se për dy muaj e ka mbajtur ajo në "shpatull", ndërsa më pas filloi të shoqërohej me Luizin. Luizi shtoi se Kristi ka dalë gjithmonë si djalë i butë dhe shembullor, pasi të gjithë “luftën” në shtëpi e ka bërë ai dhe Olta.


Pas këtij komenti, Kristi tha se ai është model në krahasim me Oltën dhe Luizin, teksa iu drejtua këtij të fundit me fjalët "I shëmtuar, banal dhe vulgar".

bottom of page