Ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti demokrat Gert Bogdani...
Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani është ndarë papritur nga jeta, pasi ka pësuar arrest kardiak.
Mësohet se Bogdani ka pësuar arrest kardiak në hotel 'Rogner' në Tiranë. Deputeti demokrat ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare.Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen dhe janë nisur me urgjencë në QSUT.
“Sapo është konfirmuar që një ish-koleg i joni, kolegu Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë. Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolegët e tij në PD, në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Bardhi ndërsa kërkoi ndërprerjen e mbledhjes së këshillit të rregullores.Ish deputeti i PD, ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i Ajrës dhe Reinartit. Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë.
Kush ishte Gert Bogdani?
I lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, Bodgani pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard - ‘Medalje Ari’.
Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.
Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës.
Gjatë gjithë karrierës në Shqipëri dhe jashtë vendit, Gerti ka qënë një mbështetje e fortë dhe e vazhdueshme të nismave politike & qytetare në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë së Tiranës, lirisë & demokracisë në Shqipëri, duke organizuar nisma të shumëllojshme më të rinjtë dhe diasporën shqiptare.
Gerti Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare, me vlera familjare dhe i përkushtuar në punën e tij, me energji dhe vizion në sjelljen e risive dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e komunitetit që ka përfaqësuar.
Angazhimi në politikë:
Në vitin 2005, Bogdani pranon ftesën për t’u angazhuar në politikë shtyrë nga thirrja e brendshme qytetare për të kontribuar për vendin. Në vitin 2007 fillon detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, të cilën e kryen me sukses deri në vitin 2019, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin ndërkombëtar në mbështetje, jo vetëm të Partisë Demokratike, por sidomos të Shqipërisë – që nga Kongresi e Senati Amerikan, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, veçanërisht në raste të votimeve të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.
Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat – IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane – EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP. Në vitin 2007 kandidon në Zgjedhjet Vendore, duke qenë i pari kandidat nga e djathta që bëhet kryetar i Minibashkisë nr. 10 në Tiranë dhe Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë, duke bërë për vete komunitetin dhe duke marrë mbështetjen e elektoratit të njësisë përtej ndryshimeve politike majtas apo djathtas.
Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë dy legjislaturave parlamentare 2009 – 2013 dhe 2013 – 2017 kontriboi në nisma ligjore me impakt për arsimin, mbështetjen sociale dhe të rinjtë. Gjatë dy mandateve parlamentare shërbeu në komisionin e Integrimit Europian & në komisionin e Medias, si dhe i përkushtohet problematikave të komunitetit autokton tiranas. Në 2009 Bogdani mori edhe detyrën e kryetarit të FRPD.
Pas 2 viteve në pozicionin e Zv.Presidentit, në vitin 2014 zgjidhet President i IYDU – Bashkimi Rinor Ndërkombëtar Demokrat, në Asamblenë në Lisbonë & ushtron këtë detyrë 2014 – 2016, duke u bërë politikani i parë shqiptar që zgjidhet në një pozicion kaq të lartë drejtues në një organizatë ndërkombëtare. Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.