top of page

Rritja me 7% e pagave të ushtarake, Rama: Janë 400 mundësi të reja për punësim në FA!

Pas rritjes së pagave me 7% për ushtarakët, kryeministri Edi Rama i ka ftuar të rinjtë që të aplikojnë për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura Shqiptare.

Kreu i qeverisë shkruan se tashmë ushtarakët janë më të paguarit në rajon ndërsa së shpejti do të arrijnë në mesataren e pagave të NATO-s.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Sot nëse je 18 vjeç dhe pranuar si student ushtarak menjëherë fillon pagesa prej 55 mijë lekë plus edhe 10 mijë lekë që është trajtimi ushqimor. Dhe më pas sipas gradave paga rritet.


bottom of page