top of page

Rubrika: Te shpjegojmë thjesht ekonominë!

Si norma e indeksimin te pensioneve tregon se inflacioni është taksa më mizore nga të gjitha taksat?

Ndërsa gjithë narativa shpejguese e indeksimit të pensioneve është fokusuar tek llogaritja e vlerës në lek të indeksimit , flitet pak ose aspak mbi faktin pse norma e inflacionit të shportës së pensionistëve prej 4.1 ëshë më lartë se norma e përgjithshme e inflacionit të deklaruar nga Banka e Shqipërisë rreth 2.1 %?

Ky krahasim është I rëndësishëm sepse tregon për ekzistencën e shumë produkteve Griffen në shportën e pensionistëve. Cfarë janë Mallrat Griffen?

Termi është krijuar nga emri i ekonomistit skocez Sir R. Giffen në vitet 1800, një ekonomist Viktorian I cili studioi sjellen e mallrave që konsumoheshin nga të varfërit . Mallrat Griffen janë produketet më inferiore ose më të lirat në një treg për të cilat veshtirë se gjenden mallra zëvendësues.

Një nga mësimet më themelore të ekonomisë është se njerëzit i përgjigjen rritjes së çmimeve duke gjetur opsione më të lira. Nëse mollët janë të shtrenjta këtë javë, blejmë portokall; kur çmimi i portokalleve rritet dhe çmimi i mollëve bie, kthehemi përsëri te mollët. Nëse një shfaqje në teatër është shumë e shtrenjtë, shkojmë në kinema.

Nëse kinemaja kushton shumë, shikojmë televizor. Pra jo gjithmonë jemi të detyruar të paguajmë çmime më të larta kur ekziston një alternativë më të lirë. Por një grup njerëzish edhe pikërisht më të varfërit, që gjithë kohën konsumojnë ushqimet më të lira ku vështirë të gjendet një produkt më I lirë se ai që konsumojnë tanimë, nuk mund ta luajë këtë lojë.

Përshembull, nësë shporta e një pensionisti përfshin patatet dhe orizin si produktet që konsumohen më shumë, kur çmimet e tyre rriten, pensionistët nuk kanë asnjë mundësi të gjejnë një produkt më të lirë madje rritja e cmimeve të produkteve të tjera mund të detyrojë ato të zëvendësojnë le të themi fasulen, me më shumë patate edhe oriz.

Ndaj shpesh hërë rrijta më e madhe e cmimeve në kohë inflacioniste vërehet tek produket Griffen që përbejnë shportën e konsumit të shtresave te varfëra gjë që duket qartë tek norma 2 hërë më e lartë e indeksimet të pensioneve.

Ndaj inflacioni konsiderohet taksa më mizore nga të gjithë taksat, pasi vendos ne zgrip te mbijeteses te varferit. Zyrtarisht eshte pranuar se pensionistët janë goditur 2 herë më shumë nga ai .

bottom of page