top of page

Shakira “bën për spital” të dashurën e re të Pique, 22-vjeçarja dërgohet me urgjencë për ndihmë


Clara Chia Marti, e dashura 22-vjeçare e futbollistit Pique duket se po kalon një periudhë të vështirë.


Mediat e huaja kanë bërë me dije se modelja është dërguar në spital pas gjendjes së rënduar psikologjike dhe krizës së ankthit.

Sipas mediave ankthi i ka ardhur pikërisht pas publikimit të këngës së fundit të Shakirës, ku përmendet gjithashtu edhe emri i 22-vjeçares.


Ndërkohë para disa ditësh futbollisti ka postuar në “Instagram” një foto me të dashurën e tij, ku komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta.


Kujtojmë se lidhja e Piques me Clarën ka nisur paralelisht, teksa ai bashkëjetonte me Shakirën dhe dy djemtë e tyre.

bottom of page