top of page

Sharra në emergjencë, landfilli i tejmbushur me plehra

Inceneratori që nuk u ndërtua kurrë po shkakton krizë mjedisore në zonën Sharrës në Tiranë. Landfilli është mbushur me plehra tej kapacitetit të lejuar.

Krahas ndotjes nga plehrat, banorët e zonës po vuajnë edhe mungesën e ujit. Ekspertët e mjedisit e cilësojnë situatën emergjente.

Mëngjesin e 7 majit Xhuli Lamuça po kulloste lopët në lëndinën me bar fare pranë landfillit të Tiranës, në fshatin Sharrë.

Për të hyrë në tokën që dikur ishte e tyre, Xhuli dhe banorët e tjerë të fshatit duhet të kalojnë përmes të çarës që i kanë hapur gardhit me rrjeta metalike të koncensionarit.Prej më shumë se një muaji, bashkëjetesës së vështirë të banorëve të Sharrës me erërat e pakëndshme dhe ndotjen i është shtuar edhe mungesa e ujit.

“Nga ndërtimi i inceneratorit u mbyllën burimet e ujit por na u premtua se do të na sillnin ujë çdo ditë me bote”, kujton Xhuli duke treguar seprej më shumë se një muajiujin duhet ta blejnë vetë.”

“15 mijë lekë të vjetra paguaj çdo ditë për ujin që ble, më duhet sepse kam lopë dhe bulmeti do pastërti. Shes qumështin që të ble ujin”, shprehet e shqetësuar Xhuli.

Pasi humbën tokat nga shpronësimet për ndërtimin e projektit të trajtimit të mbetjeve të Tiranës, një pjesë e banorëve janë punësuar nga koncesionari.punojnë tek plehrat dhe kanë hall se humbasin vendin e punës. Po dhe ne që ankohemi, nuk marrim zgjidhje…”,pohon me trishtim Xhuli.

Landfilli tej kapaciteteve

Landfilli i Tiranës ka një kapacitet total prej 420 mijë metër kub mbetjesh. Në kontratë ishte parashikuar që landfilli të përballonte kërkesën deri në ndërtimin e inceneratorit, që më pas do të bëntë djegien e plehrave për të prodhuar energji elektrike. Por inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë. Për këtë arsye, fundvitin e kaluar zona e trajtimit të mbetjeve ndodhej në limitet e kapacitetit për menaxhimin e mbetjeve.

Në këto kushte, shoqëria Integrated Energy (që administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara) i kërkoi me urgjencë autoriteteve përgjegjëse leje për ndërtimin e një qelize shtesë për depozitimin e mbetjeve të ngurta urbane.

Mirëpo qeliza e re ende nuk ka marrë dritën jeshile nga autoritetet përgjegjëse. Kjo nënkupton se aktualisht Sharra është tej kapaciteteve të menaxhimit të mbetjeve. Administratori i caktuar nga shteti për drejtimin e kompanisë të trajtimit të mbetjeve në Tiranë, Arjan Baçi thotë se janë ende në pritje të zbardhjes së lejes së kërkuar.

“Jemi duke e menaxhuar situatën.”, u përgjigj shkurt Baçi, pa dhënë detaje. Sipas tij për më shumë informacione, duhej një kërkesë zyrtare, por prej muajit mars, përpjekjet për të marrë informacione përmes koordinatorit për të drejtën e informimit kanë dështuar.

Kapica me plehra në Sharrë

Pamjet nga Sharra vërtetojnë emergjencën. Plehrat e bashkive të qarkut të Tiranës po bëhen kapicë në landfill. Ndotja është larg shtëpive të pushtetarëvë që premtonin zhdukjen e plehrave, por vijon të jetë e njëjtë për banorët e fshatit.

“Jemi mes dy maleve me plehra, si mos ta kemi problem?!Në verë dhe kur bie shi plehrat kundërmojnë gjithë Sharrën …”, ankohet Xhuli Lamuça, banore e Sharrës.

Pamje të landfillit me Google Earth, maj 2024

Ndonësë në ndryshim nga Elbasani, në landfillin e Tiranës një pjesë e mirë e mbetjeve mbulohen me dhe, sipas ekspertëve problematika mbetet e njëjtë. Për këtë arsye ata paralajmërojnë se jemi në emergjencë mjedisore.

“Janë vendgrumbullime as në kushtet e landfillit, sepse thjesht janë mbledhur aty për tu djegur. Por nuk digjen dhe ato krijojnë një bombë ekologjike që rri pret aty. Do bëhën male të tëra me mbetje.”, thotë Olsi Nika nga ECO Albania.

Pavarësisht kësaj situate, inceneratori që duhet të digjte plehrat, prej vitesh po “djeg” vetëm paratë publike.

Vetëm gjatë këtij viti, inceneratori inekzistent i Tiranës (për të cilin vijojnë hetimet nga SPAK) do të marrë nga buxheti i shtetit 12 milionë euro. Po ashtu, mbështetja buxhetore do të vijojë e shtrirë në vite.

bottom of page