Disa muaj më parë, Ermal Mamaqi foli për jetën e tij nga fëmijëria deri më tani. Ai ka folur dhe për marrëdhënien me Amin, i cili në fillim e shikonte Amin më lart se vetja. Sipas tij i afroheshin personazhe me makina të bukura, por Ami zgjodhi të rrinte me Ermalin e varfër. Ai ka treguar se ka punuar fort që t’i sigurojë një jetë të mirë Amit dhe se i ka hyrë biznesit për të larë borxhet e familjes së tij.
Në fakt, referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe bilanceve, Ermali nuk shquhet për ndonjë historik biznesi. Ai nisi të pasurohet dhe të demostrojë luksin çuditërisht pas vdekjes së të afërmit të tij, Sokol Olldashi.
Zakonisht, njerëzit e sukseshëm në biznes, punojnë dhe shkëlqejnë me një biznes të caktuar me vite me radhë, dhe në pas, me paratë e fituara, për të cilat kanë paguar taksa, blejnë vila dhe hotele.
Ermal Mamaqi ka blerë fillimisht një vilë që kushton rreth 1 milionë euro në Rolling Hills dhe pasuri të tjera, dhe më pas thotë se ka nisur t’i futet biznesit.
Sot, Mamaqi ka në pronësi edhe një hotel. Nuk dihet se cili është burimi i parave për këto pasuri me vlerë miliona euro, dhe nëse ka paguar taksa.
Sot nuk dihet me saktësi se me çfarë biznesi merret Mamaqi, por bilancet nuk justifikojnë pasurinë.
Një personazh pa historik biznesi jep leksione si të bëhesh i pasuri. Paradoks dhe mugesë e funksionimit të shtetit ligjor.
Megjithatë Ermali ka versionin e tij:
“Ami zgjodhi të rrinte me mua, akoma nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë gjë, por besoj që ka qenë një dashuri e pastër nga të dyja anët, dhe unë për këtë si të thuash çmim të madh që mu dha nga ajo, kam një episod që kam qenë në lot dhe ajo pa thënë gjë, i jam ulur në gjunjë dhe i kam thënë shiko, unë tani nuk kam asnjë gjë. Se prekem dhe tani që e kujtoj…
Kam qenë në një lokal, kemi qenë vetëm dhe në gjunjë i kam thënë: Amarda unë tani nuk kam asnjë gjë, por të premtoj që nëse ti vazhdon të rrish me mua, unë do të të bëj ty që t’i të jetosh një jetë si princeshë.
Është ulur dhe ajo në gjunjë dhe më tha: Pse je kaq i verbër që nuk shikon se po të doja lekët, nuk do të rrija këtu me ty.
Mendoj që ka qenë një shtytje shumë e madhe e Amit që unë të kem sukses në jetë, jo vetëm që të kem sukses artistik, por edhe në mirëqenie.
Sigurisht familja ka qenë një shtysë e madhe që në fillimet e mia sepse fakti që jam futur në biznes ka qenë për të larë borxhet e familjes sime, pra të prindërve.
Por kjo që unë të garantoj një jetë të lumtur që ajo të mos ketë nevojë për gjë, ka qenë një shtytje e madhe dhe për hir të vërtetës, kjo nuk ndodhi vetëm nga unë, por e bëmë bashkë të dy, krijuam bizneset bashkë, krijuam mirëqenien tonë, pa pasur nevojën e askujt”, u shpreh Ermal Mamaqi.
Ngritja e Bashkim Ulajt pas vdekjes së Olldashit
Një ngritje të beftë ka pësuar edhe Bashkim Ulaj, duke u kthyer në oligark, pas vdekjes së Sokol Olldashit. Bashkim Ulaj, për të cilin thuhet se ka hapur shampanjë pasi ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të Olldashit, ishte thjeshtë një nga shumë klientët e Familjes Berisha, me një kompani modeste në Mamurras. Ulaj u fuqizua pas emërimit të Sokol Olldashit nga Berisha ministër Transporteve, duke u kthyer në një arkë parash i pushtetarëve të PD.
Por Ulaj mori përmasat e oligarkut pas ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, ku sot pushteti i Edi Ramës ndan me të buxhetin e shqiptarëve, opozita përleshet me çdo deputet të saj që përmend emrin e Bashkim Ulajt, Familja Berisha jeton në pallatin e Bashkim Ulajt dhe operon në zyrat e tij, ministra dhe drejtorë të pushtetit hynë dhe dalin nga zyra e tij, shumica e mediave hedhtin për krimet ekonomike dhe mjedisore të Bashkim Ulajt, segmente të policisë, prokurorisë dhe gjykatës janë blerë nga Bashkim Ulaj, madje as Altin Dumani nuk ka marrë ende në dorë një dosje të vjedhjes së parave publike nga Bashkim Ulaj.
Korrupsioni me Familjen Berisha
Në vitin 2001, Bashkim Ulaj, përmes vëllait të tij Ahmet Ulaj, merr një leje për ndërtimin e një pallati me 11 kate në Rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë. Leja lëshohet në favor të firmës ABAU, themeluar në vitin 1998 nga Ahmet Ulaj, vëllai i Bashkim Ulajt, bashkëpronar tek Gener 2, bashkë me Bashkim Ulajn.
Në 17 dhjetor të vitit 2007, Sali Berisha, dy vite pasi kishte ardhur në pushtet, lidh një marrëveshje me vendim Parlamenti me kompaninë Gener 2 të Bashkim Ulajt, duke i dhënë Ulajt leje minerale për shfrytëzimin e 233 hektarë pronë publike, të përbërë nga gur gëlqeror, argjila dhe ranor. Prona publike që Berisha kaloi në duart e Ulajt, ndodhet në Fushë-Krujë në zonën e Kodra e Zezë, Bacung dhe përruan e Dallxhikut.
Marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë së drejtuar në atë kohë nga Gent Ruli dhe Bashkim Ulajt, parashikonte edhe ndërtimin e një fabrike çimentoje nga Gener 2, duke parashikuar një investim rreth 210 milionë USD. Ndërkaq, në 2 shkurt 2007, Ministria e Transporteve, një tjetër degë e qeverisë Berisha, i jep licencë kompanisë së Bashkim Ulajt për ndërtim autostradash, gërmime dheu, ndërtim rrugësh, ujësjellësish, punime në sisteme elektrike, ndërtime portuale, hekurudhash, linja elektrike etj. Është një licencë që do të rinovohej, duke hapur rrugën Bashkim Ulajt të marrte me dhjetëra milionë euro para publike.
Pikërisht në vitin 2007, Sali Berisha merr një apartament dhe garazh në pallatin e Bashkim Ulajt në rrugën ‘Mustafa Matohiti’. Berisha nuk deklaron as vlerën e blerjes dhe as sipërfaqen e apartamentit. Gjithsesi, Sali Berisha, të paktën formalisht, i ka dhënë Bashkim Ulajt apartamentin në pallatin parafabrikat 69 m2 si dhe 2 100 000 lekë, ndërsa Ulajt i ka dhënë Berishës apartamentin në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ me sipërfaqe 125 m2 dhe një garazh. Berisha dhe Liria kishin 1/3 e apartamentit në pallatin parafabrikat.
Pallati te Rruga Mustafa Matohiti, e njohur si Rruga e Shpresës apo Rruga Non grata, ka kaluar pothuajse plotësisht në duart e berishëve, me kontrata fiktive dhe manovra. Aty rezultojnë banorë edhe Argita me Jamarbër Malltezin.
Jo vetëm kaq. Por, Bashkim Ulaj ka vendosur në dispozicion të Berishës një zyrë gjigante në kullën e tij pranë Stadiumit Air Albania, pa e ditur kush i paguan qira dhe sa kushton. Kemi të bëjmë me një përdorim tipik të pushtetit për pasurimin e familjes, veprimtari kjo e theksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në njoftimin e për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij.3 miliardë euro para publike nga Edi Rama
Oligarku i familjes Berisha, Bashkim Ulaj, është përfitues i parave dhe pasurive publike me vlerë mbi 3 miliardë euro, përmes tenderave dhe koncensioneve klienteliste, korruptive dhe me letra false, përmes përmes lejeve të krimeve mjedisore për hidrocentrale në zona të mbrojtura, gurore dhe çimentoje, përmes zgrapjes së rrugëve kombëtare, kullave dhe ndërtimit të rrugëve që janë ndërtuar një herë, si aksi Milot-Thumanë etj.
Asnjë oligark dhe klient tjetër nuk i afrohet dot për përfitime Bashkim Ulajt, i cili jo rastësisht nuk lakohet kurrë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, belot, bletët, mulët dhe zagarët e tyre mediatikë.
Bashkim Ulaj ka marrë me Rilindjen rreth 70 milionë euro tendera me kompaninë Gener 2. Tenderat për Baçin jepen duket ngrënë krudo dhe pirë verë të shtrenjtë 4-5 mijë shishja, ndërsa ARRSH, FSHZH dhe bashkitë e mëdha thjeshtë bëjnë letrat gati. SPAK le të hetojë një praktikat me flamur korrupsioni, ku fondi limit është sa oferta fituese, ndërsa nuk është zbatuar qoftë edhe një kontratë pa vjedhur me volumin e punimeve, devijimet nga projekti dhe cilësinë e punimeve.
Rreth 34 milionë euro tendera, Bashkim Ulaj i përlau shpejt e shpejt me kompaninë e mashtrimit DH Albania, të cilën e kishte kaluar në emrin e sportelistit të tij, Avdjol Dobi. Ky i fundit hiqej sikur ishte përfaqësues i një kompanie amerikane që e kishte parë vetëm në internet.
Afera përfundoi vetëm me dënimin e djaloshit Dobi me 6 muaj burg. Dobi nuk bëri asnjë ditë burg, pasi kishte Baçin. Prokurori që shpëtoi Ulajn, Gjiknurin dhe Afrim Qendron, ishte Gjergji Tako, i cili u dërgua për riedukim nga Komisioni i Vetingut, duke u rikthyer sërish në sistem. Nuk u ndoqën faktet dhe paratë, por u ndoq skema për të shpëtuar kokat e aferës.
Rreth 300 milionë euro tendera Bashkim Ulaj i ka marrë me kompaninë 4 A-M, të cilën e ka kaluar në emrin e Ardit Metaliajt. Kjo kompani është kapur disa herë me letra false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave, por i ka shpëtuar gjithnjë ndëshkimit.
Ndërkaq, koncesioni i rrugës Thumanë -Vorë-Kashar do t’u kushtojë shqiptarëve1.56 miliardë euro (me TVSH), ku përfitues është kompania e Bashkim Ulaj, i cili hyri në treg dhe pasurua nga mënga e Sali Berishës, kur erdhi në pushtet në vitin 2005.
Qindra milionë euro ka përfituar Bashkim Ulaj nga pushteti i PD dhe PS me leje korruptive për hidrocentrale në Valbonë, HEC-e në të gjithë Veroun, gurore, lumenj etj.
Bashkim Ulaj qëndron pas disa idrocentraleve në Zalliin e Qarishtës, hidrocentralit Suha e Sipërme, hidrocentralit “Suha”, Seta etj., krajas hidrocentraleve në Valbonë, që të gjithë në kundërshtim me ligjin dhe letra false, deri tek falsifikimi i firmave të banorëve të fshatrave.
Me anë të kompanisë G2 Blu, Bashkim Ulaj ka fituar edhe koncensionin për për ‘Projektimin, Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen, Rrehabilitimin dhe Transferimin e Segmentit Rrugor Milot – Thumanë”.
Se çfarë do të projektojë dhe ndërtojë Baçi, përgjigjen duhet ta japë SPAK-u, pasi rruga 13.5 kilometra, Milot – Thumanë, ka përfunduar së ndërtuari vite më parë dhe është në gjendje të mirë. Pra, kjo rrugë është ndërtuar një herë me paratë publike.
Do kishte kuptim ndërtimi i një autostrade Milot-Shkodër, por Milot-Thumanë është bërë rruga dhe Baçi nuk ka çfarë të bëjë, veçse të bëjë ndonje vizim dhe të fusë lekë në xhep. Kjo aferë do t’u kushtojë shqiptarëve qindra mijëra euro.
Përfitimet e oligarkut të Berishës nuk mbarojnë.
Kafshimi i kondrave poshtë Krujës është bërë me gojën që nuk ngopet kurrë të Bashkim Ulajt, por me lejen e pushtetit të Berishës dhe më pas të Rilidjes.
Emri i tij lidhet me kulla dhe pallate, pazare për temocentrale, çarja e rrugëve të Shqipërisë me fibrat optike, shkatërrimin e Ranës së Hedhur, me krime të tmerrshme dhe të pariparueshme mjedisore si dhe me një plan për të marrë fushat e naftës.
Pesë apartamente te pallati në Rrugën Mustafa Matohiti dhe zyrën te kulla pranë stadiumit, janë vetëm një bakshish që Ulaj i ka dhënë Sali Berishës, i cili ishte i pari që futi duart e Baçit në pararë dhe pasuritë publike.
Por, çuditërisht, ato që Ulaj ka përfituar nga pushteti i Berishës, janë modeste në raport me aferat që Ulaj ka finalizuar pas vitit 2013, kur në pushtet erdhën socialistët.