top of page

Situata në veri të Kosovës, raportohet se është dëgjuar një shpërthim i ri


Një shpërthim i ri raportohet se është dëgjuar në Mitrovicën e Veriut, më konkretisht tek Tre Rrokaqiejt.



Klan Kosova, raporton se shpërthimi u dëgjua para pak momentesh.

Ndërkohë, siç raportoi Nacionale, fotoreporteri Vudi Xhymshiti, më herët tha se një shpërthim i pestë u dëgjua në veri të vendit.

"Një shpërthim i pestë është dëgjuar me zë të lartë nga bregu verior i lumit Ibër të Mitrovicës, në veri të Kosovës, pas një skene ku disa persona me rroba civile janë parë duke thyer xhamat e objekteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës." - ka shkruar ai në një postim, të cilit i ka bashkëngjitur edhe video.


bottom of page