Kompania më e madhe e transportit nga Amerika në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas, Montecristo Shiping po tentohet të dëmtohet në forma të ndryshme nga ana e institucioneve në Durrës,ku dyshimi i pronarëve është vetëm se ofron çmimin më të ulët. Duket se çmimi me vetëm prej 800 dollarësh që ofrohet nga kompania në krahasim me konkurentët që ofrojnë vlera 1200 deri në 2000 euro për automjet, duket se nuk është i pëlqyeshëm. Kjo luftë e nisur disa ditë më parë fillimisht me një denoncimin e rremë të një qytetari i cili e pranon në një telefonatë me pronarin e kompanisë Edmond Zykaj se akuzat që janë thënë nuk kanë qënë të vërteta . I kontaktuar prej nesh, Zykaj ka deklaruar se gjithshka nisi dy muaj më parë ku një person i quajtur Julian Sefa, e ka kontaktuar për të sjellë një automjet, ndërkohë që më pas nuk ka dashur që të paguajë detyrimet duke kryer dhe presione të ndryshme ndaj bashkëpunëtorëve të kompanisë, nëpërmjet një të afërmit të tij, pjesët të strukturave Shtetërore. Zykaj shton se zgjidhja mes klientit dhe konpanisë së tij Amerikane ka ardhur vetëm pasi ka shlyer çdo detyrim. Ndërsa dy ditë më parë, strukturat shtetërore kanë vendosur të kontrollojnë vetëm konteinerët e kompanisë së tij dhe asnjë nga kompanitë e tjera. Sipas tij, strukturat e shtetit janë vendosur në shërbim të konkurentëve për ta dëmtuar por kjo gjë nuk do të ndodhë pasi çdo konteiner nuk ka asgjë të kundraligjshme dhe gjithshka bëhet për të shkaktuar vonesa me qëllim që të mërziten klientët. " Mund të tentojnë çdo lloj makinacioni por Montecristo Shiping do të vazhdojë të ofroj për klientët e saj çmimin e lirë dhe për çdo sulm tendencioz ndaj kompanisë, janë vënë në djeni nga ne, autoritetet Amerikane ku është e regjistruar dhe taksapaguese kjo kompani" shprehet Zykaj. Ndërkohë ne do të ndjekim hap pas hapi të gjithë sulmin tendencioz që po i bëhet konpanisë ndërsa nga ana e autoriteteve nuk ka ardhur asnjë deklaratë zyrtare mbi presionin që po ushtrojnë ndaj kësaj kompanie.
top of page
bottom of page