Rrufjani, e di që jeta është lojë shahu dhe vjen momenti që kapesh mat, paçka se prej 29 vitesh pas kthimit nga punët e zeza në Greqi, vazhdon e mendon, se fshehja e krimeve është si puna e tullacllëkut...
Deri tani, Eduard Shalsi që ka bërë karrierë, para e shumë pasuri të paluajtshme, duke u fërkuar e lëpirë në shalët e prapanicën e Edi Ramës, njihet për këto dy gjëra:
1. Kur PS erdhi në pushtet, deklaroi se Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së tij do vidhin, por jo aq shumë sa qeveritarët e PD dhe jo aq hapur si ata.
2. Pesë vite pas martesës së dytë, dy vite pasi u bë ministër Shteti për Çështjet Vendore e Anti-Korrupsionin dhe ministër për Bizneset, Eduard Shalsi mbolli flokët.
Por nëse KQZ, Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK-u, do hetojnë për aktivitetin e Eduard Shalsit pas vitit 1992 kur ka qenë i “vogël” 24 vjeç e shkoi emigrant në Greqi, do zbulojnë se atje ka dosje penale.
Sa për referim, “qefliu” Eduard Shalsi braktisi punën si mësues bio-kimie në Tiranë pa përfunduar viti mësimor 1992, nga frika e hakmarrjeve për ngacmime seksuale të nxënëseve dhe ia mbathi në Greqi.
Fillimisht u vendos në Athinë, në disa adresa të lëvizshme çdo muaj; që Shalsi nuk i ka deklaruar, por i ka skeduar policia greke, që e kishte subjekt gjurmimi e procedimi si “korrier”, si edhe trafikant sendesh me vlerë e pikturash që i siguronte në Korçë.
Pas përzënies nga Greqia, Eduard Shalsi u fut përsëri ilegalisht në Greqi dhe u vendos në ishullin Paros, duke jetuar me shkëputje në qytetet Parikia, Paros e Naoussa.
Edhe atje, u skedua e procedua nga policia, pasi prezantohej si “biznesmen i madh”, duke mashtruar dhe zhvatur në fajde emigrantët shqiptarë dhe biznesmenët grekë, të cilëve u merrte dhrahmi e dollarë, për gjoja investime e ortakëri. Ndërsa në mesin e vitit 1995, në momentin që policia e kërkoi, ai kaloi në ishullin grek Ios dhe u rikthye në Shqipëri, nëpërmjet bashkëpunëtorëve tij grekë.
KQZ, Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, duhet të fillojnë hetimin edhe për Eduard Shalsin, me indicie një dosje e dhjetorit 1995 që ka ardhur në Policinë e Shtetit Shqiptar, dhe faktin, që ai deklaron se ka jetuar 4 vite pa ndërprerje në Greqi, por megjithëse e detyron ligji i dekriminalizimit, nuk ka deklaruar adresat dhe punët që ka kryer atje.
Këtë dosje të dërguar nga polica greke, policia shqiptare e hapi në vitin 1996, kur emigranti “Korrier” Eduard Shalsi, filloi punë në “Tirana Bank”, por dosjen e bllokoi dhe e ngurosi i ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu në bashkëpunim me Bashkim Gazideden e SHIK-ut, që Shalsin e kishte pasur student në vitet 1986-1990.
Veprimtaria së tij në Greqi, duhet hetuar, pasi prej 5 vitesh ka qenë Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe prej 14 vitesh është deputet, ka qenë ministër Shteti për Pushtetin Vendor e Antikorrupsionin dhe Ministër për Bizneset. Aktualisht Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave.
Rrufjani Eduard Shalsi, e di që jeta është lojë shahu dhe vjen momenti që kapesh mat, paçka se prej 29 vitesh pas kthimit nga punët e pista në Greqi, vazhdon e mendon, se fshehja e krimeve është si puna e tullacllëkut. Kaq për sot.