Spanja do të dërgojë gjashtë tanke “Leopard 2A4” në Ukrainë
- Infrared Infrared
- Feb 22, 2023
- 1 min read

Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard 2A4 në Ukrainë Lajmi u bë me dije nga ministrja spanjolle e mbrojtjes, Margarita Robles në parlamentin spanjoll këtë të mërkurë.
Dorëzimi është pjesë e paketës që po dërgojnë aleatët e tjerë, tha Robles, duke shtuar se numri i dërgesë së armëve dhe tankeve mund të rritet.
Ajo tha se tanket po riparohen tani për t’i bërë gati. Ministri i mbrojtjes tha gjithashtu se Spanja ka trajnuar 800 trupa ukrainase në Spanjë që nga fillimi i luftës, duke përfshirë trajnimin bazë dhe trajnimin për sisteme specifike të armëve, siç është tanku Leopard.
Më herët edhe Gjermania konfirmoi se do të dërgonte tanke Leopard në Ukrainë.