top of page

Stresi rrëfen arsyen e ndarjes nga Keisi: La familjen dhe Kanadanë për mua, por e tradhtova!

Stresi ka pranuar se ndarja me Keisin erdhi prej tradhtisë. Në një rrëfim në BBV Kosova u shpreh se e vetmja gjë që dëshiron është që ish-bashkëshortja ta falë.


“Ky është realiteti im dhe nuk po shtoj asgjë. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje me gjithë shpirt Keisit, familjes së saj, pastaj familjes sime dhe mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull”, tha ai.


Ndërkohë moderatori Alaudin Hamiti i tha Stresit se ka komunikuar me Keisin, e cila i ka dhënë mesazhin që do të mbështesë Stresin deri në fund të këtij udhëtimi.

bottom of page