top of page

Svelça demaskon propagandën e Vuçiç: Grupet tuaja kriminale sulmuan policin tonë, dhe KFOR e di

Ministri i Brendshëm i Kosovës thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç me propagandë po përpiqet të kamuflojnë sulmet e grupeve të tij kriminale në veri të Kosovës.


Reagimin e lidh lidhur me deklaratat e presidentit serb, sipas të cilit zyrtyari policor i Kosovës nuk është lënduar me plumb por me xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.


Aleksandër Vuçiç, ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviçit, në mungesë të çdo preteksti e arsyetimi për veprimet kriminale të grupeve që dirigjon, i është kthyer rolit kryesor të mëhershëm, atij të propaganduesit.


Një nga gënjeshtrat e tij të shumta ka të bëjë me plagosjen e zyrtarit policor Ekrem Neziri se kinse është lënduar nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut.

bottom of page