Telefoni “i zi” i krye policit Ilir Proda dhe 15 denoncimet për ministrin Ervin Hoxha në SPAK
- Editor 1
- Feb 17
- 3 min read

SPAK nuk vepron dhe nuk jep as informacion, lidhur me hetimin për Miniostrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë, megjithëse jo vetëm që ka prova për favorizim të krimit; por edhe bashkëpunon me ta për të luftuar krimin…Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, kanë bërë debat shkresor publik me SPAK-un, lidhur me tubimin e mbështetësve të krye bashkiakut Erjon Veliaj, ditën e vlerësimit të masës sigurisë.
Faktikisht, gjatë tubimit para selisë së SPAK nuk pati probleme, si ato gjatë protestave të militantëve të PD e PL, kur janë dhënë masat e arrestit për Sali Berishën e Ilir Metën.
Drejtuesi i ministrisë dhe drejtuesi i policisë, i thanë SPAK-ut, se kanë kryer detyrën sipas ligjit, madje deklaruan, se kanë qenë korrekt e pa ndikime në çdo detyrë të mëparshme që kanë kryer.
Por historiku i kryerjes së disa detyrave të mëparshme nga ministri Ervin Hoxha dhe nga krye polici Ilir Proda, dëshmon se ata kanë shkelur rëndë ligjet, duke bërë shumë abuzime, gjatë të gjitha detyrave që kanë patur në polici dhe administratën e lartë shtetërore.
Në tavolinën e SPAK, janë disa denoncime e hetime në proces, për abuzimet e Ilir Prodës e Ervin Hoxhës, me favorizime të eksponentëve të vrasjeve, trafiqeve, korrupsionit, pastrimit të parave, kontrabandës, personave në kërkim dhe lejim biznesesh e ndërtimesh pa leje.
Psh., SPAK ka 15 denoncime për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, me prova konkrete se ka lejuar ndërtime pa leje, zaptime të hapësirave publike e private me dhunë e dokumente false, gjatë periudhës nëntor 2023- korrik 2024, kur ai ishte Krye-inpektor i Mbrojtjes së Territorit.
Sipas burimeve nga SPAK e BKH, gjatë detyrës si drejtues i IKMT-së së Shqipërisë, telefoni i Ervin Hoxhës dhe personave ndërtues, ministra, deputetë, drejtues të bashkive, të policisë e të kadastrës të pëmendur në denoncime, kanë qenë në përgjim e janë vërtetuar denoncimet.
Por nuk dihet, nëse SPAK e ka thirrur apo jo ministrin Ervin Hoxha, si drejtues i denoncuar me akuza të faktuara, për lejim kullash, pallatesh, resortesh, vilash e objektesh biznesi pa leje dhe zaptime e grabitje tokash, trojesh e territoresh me forcë dhe letra false.
Nëse nuk e ka thirrur, krijohen dyshime përse e ka lënë në heshtje dhe nuk ka nisur procedim ndaj ministrit Ervin Hoxha, për denoncimet e faktuara që janë bërë ndaj tij.
Në raportet e SHISH dhe agjencive investiguese, ministri Ervin Hoxha është i skeduar për abuzime të rënda në favor të krimit e korrupsionit, gjatë detyrave si Shef i Interpol-Tirana, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Mbrojtjes së Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor, Drejtor i Parandalim Pastrimit të Parave dhe Zv/Drejtor i Sigurimeve Shoqërore.
Por pas çdo raporti të zi në çdo detyrë, Ervin Hoxha nuk është prekur nga drejtësia, dhe është emëruar drejtues i lartë në detyra të tjera të rëndësishme; madje më 28 korrik 2024, pas detyrës Krye-inspektor i IKMT, për të cilën ka 15 denoncime e përgjime në SPAK, ai u emërua ministër.
Në datën 17 shtator 2024, SPAK i sekuestroi Ilir Prodës telefonin dhe e mori në pyetje, për ta hetuar si zyrtar i lartë policie, që ka dekonspiruar aksionin për arrestimin krerëve të bandës Çopja, kur ai ishte Drejtor i Policisë në Elbasan, mbështetur në denoncime nga efektivë policie, përgjime të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja dhe në informacione të SHISH.
Por dy javë pas sekuestrimit të telefonit, kryeministri Edi Rama, me propozim të ministrit Ervin Hoxha e emëroi Ilir Prodën Drejtor të Policisë së Shtetit, ndërsa SPAK e ka lënë në heshtje megjithëse ka prova për favorzim të krimit, dhe bashkëpunon me ta për të luftuar krimin e korrupsionin.
Disa nga bëmat e Ilir Prodës, “Pamfleti” i ka publikuar në shkrimin:“Njollat” e krye policit Ilir Proda, në 11 detyrat që ka ushtruar dhe sekuestro e telefonit nga SPAK”. por SPAK nuk vepron e nuk jep as informacion, për hetimin e Drejtorit të Policisëtdhe për Ministrin e Brendshëm