Tensione në veri të Kosovës, shpërthim me granatë dore në Mitrovicë (VIDEO)
- Editor 1
- Dec 7, 2022
- 1 min read
KOSOVË- Një tjetër shpërthim është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicë. Lajmin e dha një qytetar i cili publikoi edhe foto nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë së Kosovës, burime të mediave vendase thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Ende nuk ka një informacion se cilët janë agresorët e shpërthimeve. Ditën e djeshme në veri të Kosovës janë shënuar 6 shpërthime, përkatësisht 2 në Zubin Potok dhe 4 në Mitrovicë të Veriut.