Tensionohet situata në veri të Kosovës, nis bllokimi i rrugëve, detajet e para
- Editor 1
- Dec 10, 2022
- 1 min read

Në Rudarë në afërsi të Zveçanit serbët lokalë kanë filluar që të bllokojnë rrugët. Njëjtë po ndodh edhe në Leposaviç. Sipas informatacioneve të REL-it nga terreni, po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.
Gjithë kjo raportohet të ketë ndërlidhje me arrestimin që ka ndodhur sot në Jarinje të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.