top of page

Tensionohet situata, raportohet për shpërthim në Kosovë, si paraqitet gjendja


Vijon të jetë e tensonuar situata në veri të Kosovës. Siaps mediave vendase mësohet se pasditen e sotme është raportuar për një shpërthim në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Deri më tani informaiconet janë të pakta dhe dihet nëse ishte bombë çorientuese apo mjete piroteknike apo nëse kishte për synim ndonjë objekt.


Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët prej 11 ditësh po kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë në këtë lagje, menjëherë kanë filluar të kryejnë kërkime, se nga cila shtëpi është hedhur ky mjet shpërthyes.


Policia në veri është përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur. Nuk kanë munguar as sulmet ndaj punonjësve të mediave, ku jo më larg se ditën e djeshme u sulmua grupi i “Klan Kosovës”.

bottom of page