top of page

Tentoi të kalojë kufirin me 20 mijë paund të padeklaruara, arrestohet në Morinë 32-vjeçari

Autoritetet në doganën e Morinës në Kukës kanë goditur një rast të mos deklarimit të parave pasi një 32-vjeçar u kap me rreth 20 mijë paundë në mjetin e tij.


Raportohet se të riut me iniciale A. H. gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit të tij tip ‘Audi’ iu gjet sasia e parave në kroskotin e makinës.


Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.


Sekuestrohen 20 000 paund, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.


Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. H.


Gjatë kontrollit të ushtruar, në kroskotin e automjetit së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 20 000 paund, të padeklaruara nga 32-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.


Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

bottom of page