Një koment i bërë nga Kristi për Oltën ka sjellë debat në shtëpi. "Ti këtu nuk je nënë", i ka thënë ai aktores duke shtuar se ajo nuk ka shfaqur asnjë element të një nëne.
Ky koment ka sjellë jo vetëm reagimin e Oltës, por dhe të banorëve të tjerë.
Olta: Cilat janë elementet e nënës për ty?
Kristi: Harmonia në një shtëpi, është elementi bazë.
Olta: Pra unë nuk qesh kurrë, vetëm zihem, vetëm atakoj njerëz?
Kristi: Ti suksesin vetëm tek kjo e ke pasur. Ti je këtu ku je, vetëm prej kësaj.
Armaldo: Ku i di ti elementet e një nëne? Ti nuk je as baba për vete.
Luizi: Nuk je askush ti për ti thënë asaj s’je nënë. Mos i prekni këto tema.
Olta: Shumë e shëmtuar kjo që the.
Qetsori: Je i paedukatë.
Olta:Çfarë po bën tani, po më prek aty ku më dhemb mua më shumë? Po mban nominim tënd duke më prekur mua?
Kristi: Nuk po bëj asgjë për nominimin, po bëj muhabet në përgjithësi.