Policia e Vlorës ka goditur një tjetër grup i cili transportonte emigrantë kundrejt fitimit për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së.
Policia ka arrestuar 4 persona nga Shkodra pasi i kapën duke transportuar me një furgon 29 emigrantë.
3 prej të cilëve lëviznin me një automjet tjetër privat për të monitoruar rrugën, për prezencë të shërbimeve të Policisë.
Janë sekuestruar 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit:
-F. H., 48 vjeç, M. F., 32 vjeç, B. F., 18 vjeç dhe K. Q., 36 vjeç, të katërt banues në Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.