VIDEO/ E frikshme në Turqi, tifozi godet me sende të forta portierin dhe e bën për spital!
- Editor 1
- Nov 27, 2022
- 1 min read

Goztepe dhe Altay prodhuan skena dhune në javën e 15 në Ligën e Parë të Turqisë. Derbi u ndërpre për të mos rinisur më, pasi një nga tifozët vendas u fut në fushë dhe me shkopin e flamurit të këndit goditi portierin e Altay, Ozenc, duke e bërë për spital.
Gardiani mik u transportua në spital, teksa është jashtë rrezikut për jetën. Me herët tifozët vendas hodhën në fushë sende të forta dhe flakadanë, me ndeshjen që për asnjë moment nuk u zhvillua normalisht.
Ende nuk ka një datë se kur ndeshja do rilihet, me masat që pritet të jenë të ashpra për klubin organizator dhe tifozin që rrezikoi jetën e futbollistit.
organizator dhe tifozin që rrezikoi jetën e futbollistit.