Autori i arrestuar si zjarrëvënës i makinës në Noizyt pas arrestimit, ka deklaruar se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, rreperi Cllevio Serbiano. Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër. Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë. Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Klevioli rrezikon burgun për të disajtën herë pas dëshmisë së vlonjatit nësë do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai. Kohë më parë, konflikti ka degjeneruar në forma përplasjesh , si fizike po ashtu dhe në rrjete sociale ku nga të dy palët u fol për një moment paqeje dhe mbyllje të problemeve, por nëse vërtetohet përplasja, tregon për një rihapje të konfliktit.
top of page
bottom of page