top of page

Vilma Nushi dhe Manastirliu vodhën miliona euro para publike me analiza të pakryera dhe skemën e TVSH. SPAK mban pezull dosjen prej 4 vitesh

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konfirmuar përmes disa raporteve dhe raportimeve në Kuvend se koncensionari i Check up-it ka përvetësua rreth 4 milionë euro para publike për shërbime të pakryera. Dëmimi ekonomik u deklarua për herë të fundit në korrik të vitit 2024, në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, nga audituesja e KLSH, Selime Bregu, e cila tha se këto shifra rezultojnë të kenë rritur fitimin e kompanisë koncesionare deri në 32%. Paratë kanë shkuar në xhepat e biznesmenes Vilma Nushi, ortake me Arben Ahmetajn, në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.  (Madje, Ahmetaj, dhëndrin e Vilma Nushit, Endrit Duçka, e kishte emëruar drejtor të Pronës Publike, duke kaluar disa pasuri publike në pronësi të shokëve të Ahmetajt).

Jo vetëm kaq. Por, KLSH ka zbuluar se vetëm gjatë një viti, Vilma Nushi ka përfituar në mënyrë të padrejtë edhe 2.3 milionë dollarë TVSH të rimbursueshme. Edhe kjo vjedhje është zbuluar dhe faktuar nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa mësohet se pagesa është bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas KLSH-së, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit është bërë në mënyrë të padrejtë.Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në FSDKSH për vitin 2022. Nga auditimi i veprimtarisë është konstatuar se FSDKSH nën drejtimin e Albana Adhamit dhe Ogerta Manastirlit kanë paguar me para publike Vilma Nushin për 20 172 analiza të pakryera. Raportet e KLSH-së tregojnë se skema e vjedhjes së parave publike nga Vilma Nushi ka vijuar nga viti 2015 deri në vitin 2022.

Gjatë vitit 2022, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është drejtuar nga Albana Adhami, një nga hajdutet më famëkeqe të parave publike në shëndetësi si dhe koka e disa skemave të mashtrimit me barnat e rimbursueshme.Kryetare e Këshillit Administrativ të Fodit, për periudhën 2017- 2023, ka qenë Ogerta Manastirliu, pasi ishte ministre e Shëndetësisë, sot nën hetim nga SPAK për disa afera korruptive. Pra, Albana Adhami dhe Ogerta Manastirliu kanë drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Koncensioni i denoncuar si korruptiv nga Kontrolli i Lartë i Shtetit po hetohet nga SPAK prej më shumë se sa 4 vitesh, procedimi nr. 122 i vitit 2020. Nuk kuptohet se pse SPAK mban një dosje në dorë që nga viti 2020 kur vjedhja është faktuar me dokumente nga KLSH.



bottom of page