Organizata me natyrë mafioze me në krye beun e futbollit dhe pulave Armand Dukën, xhambazin Refik Halilin dhe torbën e tyre të parave e tyre Arjana Sina, vijon zbatimin e skemës së zhvatjes së fëmijëve që kanë pasion futbollin me kartelat mjekësore (disa copa kartoni), duke krijuar një rreth të mbyllur dhe monopol me check up-in e fëmijëve. Të paktën 600 fëmijëve të Klubit të Futbollit Tirana u janë zhvatur secilit nga 100 euro përmes klinikës Wellness Albania Clinictë Arjana Sinës dhe burrit të saj Elvis Sina, në koordinim me Refik Halilin dhe Armand Dukën, duke i detyruar që të bëjnë check up-in pikërisht te kjo klinikë.600 fëmijët janë detyruar nga Refik Halili dhe Duka që të shkojnë te klinika e Arjanës për të blerë disa disa kartonë me nga 100 euro, të cilët në fakt kushtojnë 20 euro në sektorin publik. Mijëra fëmijë që duan të ndjekin futbollin duhet të kalojnë nga klinika e Arjana Sinës, e cila i ndan paratë me ustallarët e futbollit Armand Dukën dhe Refik Halilin, ky i fundit i pandehur për fshehje të ardhurash.
Me paratë e përfituara nga kjo skemë mashtrimi dhe shtrëngimi, Arjana Sina ka investuar duke ngritur dy vila miliona euro në Tiranë, njëra prej të cilave me adresë në Sauk. Ajo gjithashtu posedon disa apartamente te Komuna e Parisit, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.Sekserja e Armand Dukës, sipas një emisioni investigativ, është përfshirë në skandale me pasoja të rënda për jetën e pacientëve, përmes mjekimeve të gabuara, papërgjegjshmërisë së thellë në ngatërrimin e analizave, diagnozave të gabuara etj.
Kur pacientët i kërkonin sqarime pët mjekimin e gabuar dhe ngatërrimin e analizave, Arjana Sinaj përgjigjej me arrogamcë se ajo mund të dalë nga burgu, duke dhënë mesazhin se ka mbështetje të fortë mafioze nga pas, se njerëzit që e mbështesin nuk e lënë të bëjë burg dhe se e shpëtojnë nga veprimi i drejtësisë.
Refik Halili pjesë e aferës së BSH me Hotel Dajti
Refik Halili është pjesë e aferës korruptive të Bankës së Shqipërisë me Hotel Dajtin. Për vite me radhë, një pjesë e stafit të Bankës së Shqipërisë u akomodua në një godinë në afërsi të zonës së Selvisë në kryeqytet, që njihet si kompleksi “Halili”. Godina zotërohet nga kompania e presidentit të Klubit të Futbollit Tirana, Refik Halili – i dërguar së fundmi në gjyq me akuzën e fshehjes së të ardhurave nga Prokuroria e Tiranës
Por sipas projekt-raportit të auditimit të KLSH-së, Klubi i Futbollit Tirana nuk është subjekti i vetëm që nuk ka përmbushur detyrimet fiskale. Edhe kompania tjetër e tij, “Halili” shpk ka rezultuar debitore për pagesën e sigurimeve shoqërore në periudhën e marrë në vlerësim. Ky subjekt ka patur të lidhur një kontratë qiraje me Bankën Qendrore, procedurë ku KLSH ka gjetur shkelje të njëpasnjëshme.
Dokumentacioni i audituar nga KLSH tregon se në momentin që është hapur procedura e drejtpërdrejtë “Marrje me qira e ambienteve të reja në Kompleksin Halili, për një periudhë 3-vjeçare” në vitin 2016, kompania Halili rezultonte debitore ndaj shtetit shqiptar, konkretisht Drejtorisë së Tatimeve, për pagesën e sigurimeve shoqërore ndaj punonjësve. Në të dhënat publike, firma Halili rezultonte në atë kohë në regjistrin e debitorëve të tatimeve, ndërsa në ekstraktin e saj kishte një vendim të autoriteteve tatimore për bllokimin e llogarive.
Pavarësisht kësaj situate, komisioni i prokurimit ka vijuar negocimin e kontratës me shoqërinë “Halili” shpk, duke hequr si kriter depozitimin e vërtetimit se subjekti nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara, kusht i cili përcaktohet si thelbësor në rregulloren e prokurimit të bankës. KLSH dyshon se kërkesa vetëm e ekstraktit të kompanisë si person juridik, “krijon hijen e dyshimit se qasja e tillë është e menduar për të favorizuar këtë subjekt për sa kohë që vendimarrja është e paracaktuar”.
Kjo tezë përforcohet pasi në fund të procedurës me fond limit 790 mijë euro për 3 vjet, është konstatuar se derdhja e pagesave të qirasë për vitin e audituar 2016 në vlerë 32.6 milionë lekë [240 mijë euro me kursin e kohës] është bërë në llogarinë e administratores së kompanisë, Xhakonda Halili dhe jo në llogaritë e shoqërisë. KLSH konstaton se përmes këtij veprimi, institucioni i Bankës së Shqipërisë ka ndihmuar subjektin që të shmangë përmbushjen e detyrimeve tatimore, duke shkaktuar efekte negative në buxhetin e shtetit.
Si funksionon skema e zhvatjes?
FSHF dhe pupacët e saj ushtrojnë presion ndaj akademive të futbollit, që fëmijët që ndjekin ëndrrën e futbollit të paraqiten në klinikën mjekësore Wellness Albania Clinic, e shtetases Arjana Sina, për të marrë një karton kundrejt shumës 100 euro. Pra çdo fëmijë pjesë e një akademie futbolli detyrohet të paraqitet te klinika e Arjana Sinës, për të paguar 100 euro për një copë kartoni.Këtu janë edhe tarifat e publike të klinikës së Arjanës së tmerrshme, e cila dyshohet se paratë që u zhavten fëmijëve, i ndan me Armand Dukën dhe kartelin e sigurimeve.
Pika lidhëse e klinikës Wellness Albania Clinic dhe FSHF-së është bashkëshorti i zonjës Arjana Sinës.
Teksa fëmijët detyrohen të shkojnë dhe të paguajnë te klinika mjekësore Wellness Albania Clinic e Arjana Sinës, një vizitë mjekësore për parametrat shëndetësore kushton 2 mijë lekë.
Pra, një check up sportiv kushton 20 euro, ndërsa te klinika e Arjana Sinës kushton 100 euro.Klinika Wellness Albania Clinic është kamufluar me kompaninë Qendra e Mjekësisë së Punës, me nipt L91325020J, me administrator Elvis Sina, bashkëshorti i Albana Sinës, e cila ka 50 % të aksioneve. Gjysma e aksioneve figuron në emrin e shtetases Albana Shoshi.Qendra e Mjekësisë së Punës, me bashkëpronare Arjana Sina ka 70 % të aksioneve në kompaninë Wellness Albania Clinic, me nipt M32216035F.Ndërkaq, 30 % të aksioneve te klinika Wellness Albania Clinic i ka kompania VIVIEN MEDICAL me pronar shtetasin Olsi Zoto, i cili është edhe administrator i klinikës.
Beu i futbollit Armand Duka ‘gropë’ miliarda lekë në Tatime
Beu dhe oktapodi i futbollit dhe vezëve Armand Duka, përmes një karteli kompanish mashtruese ka krijuar një ‘gropë’ miliarda lekë në Tatime, përmes shmangies së detyrimeve tatimore, shitje produktesh pa dokumentacion ligjor, evazionit fiskal, skemave të mashtrimit dhe shkelje të tjera.Gropa e zezë, për të cilën do të japim detaje në vijim, po mbahet kamufluar nga qeveria konkretisht Drejtoria e Tatimeve, duke mos vepruar si në rastin e Irfan Hysenbelliut, i cili u denoncua në Prokurori për një sagë shkeljesh ligjore, mospagim taksash në vlerë 1.7 milionë euro, evazion fiskal, shpangie të detyrimeve tatimore etj.
Prapaskena mëson se gropën miliarda lekë në Tatime, Duka e ka krijuar sidomos me kompaninë e prodhimit të vezëve ‘AIBA’, me rrjetin e supermarketeve Eco Market si dhe me disa kompani të tjera si “Go Tech”, “Ama Caffe” dhe “Divella“.
Pjesë e skemës janë edhe disa kompani të tjera të Armand Dukës si shoqëria e produkteve bujqësore Agriland, kompania e IT AOL Services, i teknologjisë së informacionit Best Brands, i shërbimit të internetit D-Com, kompania e verës dhe rakisë DUKA WINE, FAST PRINT & POST, PLUS COMMUNICATION, kompania e kafes New Century, ku është ortak me Agim Zeqon, kompania e ujit Rugovë, kompania KING SHIITAKE, kompania Kato Aromatic Albania etj.
Si mos të mjaftonin paratë e futbollit dhe mashtrimi me taksat, beu i futbollit dhe pulave, Armand Duka, ka përfituar fonde në mënyrë të dyshimtë nga programi IPARD për tharjen e glasave të zogjve dhe pulave.
Nga fondet e BE kanë përfituar Ben Qimja, i njohur si ‘profesori i krimit’ në Fier, disa analistë ekranesh që kanë bërë vila në Dhërmi, kunati i Saimir Tahirit, Piro Karanxha i Gjirofarm, ish deputeti i PS Dash Peza, oligatori i tenderave Dashnor Sinani etj.
Brukseli ka njoftuar Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.
Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ndërkaq, SPAK ka hapur një dosje për devijimin dhe vjedhjen e fondeve.