top of page

'Çdo ditë përmendte fëmijët, lojtarja më fallco', Arjola Demiri i përgjigjet Luizit


Gjatë qëndrimit të tij në "Big Brother VIP" Luizi ka bërë një deklaratë të fortë për Arjola Demirin duke e quajtur lojtare fallco. “Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”, ka thënë ai.


Arjola ishte sot e ftuar në "Fan Club" ku i është përgjigjur këngëtarit. Ajo tha se deklarata e tij i është dukur e ulët dhe se ai nuk njihej me ish-bashkëshortin e saj.


“E ndiqja. Luizi (personi që i menaxhon faqen) më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga SHBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete. E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi. Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim", u shpreh Arjola.



bottom of page